PAS FINALES SË BUJSHME/ Rita Petro: Pse i dhashë më shumë pikë Arilena Arës dhe jo Elvana Gjatës – AlpeGossip
PAS FINALES SË BUJSHME/ Rita Petro: Pse i dhashë më shumë pikë Arilena Arës dhe jo Elvana Gjatës

PAS FINALES SË BUJSHME/ Rita Petro: Pse i dhashë më shumë pikë Arilena Arës dhe jo Elvana Gjatës

Anëtarja e jurisë së Festivalit të Këngës, Rita Petro së bashku me anëtaren tjetër, Mikaela Minga muzikologe, së fundmi u vunë në qendër të akuzave për shkak se kishin dhënë pak pikë Elvana Gjatës. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, Rita Petro u shpreh se votimi ishte i pastër, nuk është zënë emri i asnjërit artist dhe sqaroi votën e saj.

“Unë votova me pikët maksimale këngën e Arilena Arës sepse ishte më shumë në shijet e mia ajo këngë. Sigurisht që jam ndjerë shumë e fyer nga hamendësimet që juria paska qenë e korruptuar. Ne të gjithë kemi shijuar këngët e Festivalit dhe në asnjë moment nuk është diskutuar as për njërën këngëtare dhe as për tjetrën. Emri i Elvana Gjatës nuk është diskutuar në asnjë moment mes anëtarëve të jurisë”, tha Rita Petro.