Arjan Çani ka sulmuar këngëtaren Elvana Gjata.
Teksa ka komentuar në lidhje me Festivalin e 58-të, të Këngës në RTSH, ai shkruan se fitorja e Arilena Arës, është mëse e merituar.
Ndërkohë për Elvana Gjatën mendon se është skandal.
“Mora vesh qe fituese u shpall Arilena. Bravo. Te pakten Grabua e shpetoje fytyren. Se ndryshe do ishte skandal. Bravo Arilena. Super kengetare. Shyqyr qe se mori ajo tjetra se do ishte turp i madh. Grabua u tregua e kujdesshme dhe anuloi fituesen qe perflitej me kohe”, shkruan Çani.