Ish-banorja e BBV2, Dea Mishel feston sot ditëlindjen. Dea mbush 28 vjeç dhe përmes disa fotove në Instagram ia ka uruar vetes ditëlindjen duke shkruar: Duke i bërë ëndrrat e mia realitet.
Të shumtë kanë qenë komentuesit që ia kanë uruar ditëlindjen, mes tyre Kristi dhe Jori.
Kujtojmë se Dea Mishel, këtë sezon ka nisur rrugëtimin e saj si moderatore tek rubrika “Influencer” tek “E Diell” së bashku me Argjira Spancën.