“MË BËRI PËR NJË LEK”/ Moderatorja tregon kritikën që i bëri Vera Grabocka për një rrip – AlpeGossip
“MË BËRI PËR NJË LEK”/ Moderatorja tregon kritikën që i bëri Vera Grabocka për një rrip

“MË BËRI PËR NJË LEK”/ Moderatorja tregon kritikën që i bëri Vera Grabocka për një rrip

Rudina Dembacaj u rikthye sot “Në Kurthin e Piter Pan” pas një viti, si e ftuar speciale dhe jo në rolin e Pipi Çorapegjatës që bëri në sezonin e parë të emisionit.

Moderatorja foli për marrëdhënien e saj me regjisoren e njohur Vera Grabocka, ndërsa kujtoi edhe këshillat që i ka dhënë ajo kur kanë punuar bashkë.

Një herë madje Vera e kishte kritikuar për një rrip të trashë që kishtë vendosur Rudina: “Shumë i bukur ai rrip Rudina, por hollo belin!”

Që prej asaj dite, Rudina e mori seriozisht këshillën e Verës dhe e ndoqi madje.

Moderatorja tregoi gjithashtu edhe këshillën e Verës për të nxjerrë në pah fytyrën e saj dhe për të mos e fshehur mes flokëve.

Me shaka ajo tregoi se mori briskun për të hequr qimet që i kishin zënë fytyrën, dhe nuk mungoi këshilla e fëmijëve të cilët i thanë se do të ishte më mirë të kishte përdorur gërshërët.