Kejvina mbahet jo vetëm si vajza më tërheqëse e “Xing me Ermalin”, por edhe si ajo që bën pyetjen më pikante të ftuarve duke i vendosur shpesh në siklet. Këtë të shtunë i ftuar është këngëtari shumë i dashur për publikun, Bujar Qamili.
“Si je në shtrat?”, është pyetja që Kejvina i drejton Bujarit i cili nga ato pak sekonda në videon promo të emisionit, shihet me kokën ulur i vendosur në siklet.
Këngëtari shprehet se përderisa e bëri pyetjen duhet t’ja japë përgjigjen, por atë na mbetet ta mësojmë sot në orën 21:40 në “Xing me Ermalin”, ku i ftuar do jetë edhe Petri Bozo me Misset e Globit që do sjellin një atmosferë tjetër në studio ku si çdo të shtunë nuk do mungojë humori, batutat, gjëra të pathëna e të pazbuluara, lojëra etj.