Një nuse shqiptare martohet në Pallatin e Vjenës: Nga Napoloni te Valsi Vjenez, ja detajet e dasmës madhështore (VIDEO) – AlpeGossip
Një nuse shqiptare martohet në Pallatin e Vjenës: Nga Napoloni te Valsi Vjenez, ja detajet e dasmës madhështore (VIDEO)

Një nuse shqiptare martohet në Pallatin e Vjenës: Nga Napoloni te Valsi Vjenez, ja detajet e dasmës madhështore (VIDEO)

Një dasmë shqiptare është mbajtur në një nga Pallatet më të vjetër në Vjenë, Schönborn Batthyany .

Sopranoja shqiptare Flaka Goranci i ka dhënë fund beqarisë me partnerin shqiptar, Hazir Hasani.

Pallati ku çifti kërcyen valsin e tyre, është ndërtuar në vitin 1699 në qendër të Vjenës. Por përpos valsit Vjenez, nuk munguan as vallet shqiptare si Napoloni.

Në këtë dasmë, ishin të pranishëm artistë shqiptarë dhe austriak, por edhe të nacionalitetve, sikurse që ishte i pranishëm si mysfair nderi, ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, raporton “KultPlus”.

Me siguri që shpenzimet kanë qenë marramendëse duke marrë parasysh vendin, numrin e madh të mysafirëve, muzikën etj.