Zbulohet MISTERI i postimeve/ Ja çfarë po përgatiti këngëtarja (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohet MISTERI i postimeve/ Ja çfarë po përgatiti këngëtarja (FOTO)

Zbulohet MISTERI i postimeve/ Ja çfarë po përgatiti këngëtarja (FOTO)

Prej kohësh këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka bërë disa postime të dyshimta në Instagram, ku në përshkrim të fotove ka shkruar disa fjalë si ‘Aman si po më lë vetëm?’ ‘Ku Vajti?’ ‘Dashuria..???’, të cilat u komentuan gjatë nga mediat.

Mirëpo mesa duket misteri i postimeve të saj është zbuluar më në fund. Ditën e sotme në emisionin radiofonik ‘Chlaud Patate’ në Energy Radio është zbuluar se në fakt postimet e Elvanës nuk kanë qenë më kot, pasi këngëtarja është duke përgatitur këngën e saj të radhës e cila do të titullohet pikërisht ‘Ku vajti?’.

Burime pran tyre kanë zbuluar se kënga tashmë është gati dhe do të shoqërohet me një videoklip i cili do të publikohet në datën 1 qershor. Kjo do të jetë kënga e radhës nga këngëtarja pas ‘Off Guard’ që ishte në bashkëpunim me Ty Dolla Sign dhe albumit të saj 3EP.