Shqiptarja vlerësohet me çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Filmit Europian – AlpeGossip
Shqiptarja vlerësohet me çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Filmit Europian

Shqiptarja vlerësohet me çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Filmit Europian

Adriana Matoshi është aktorja shqiptare e cila u bë e njohur nga seriali shqiptar “O sa mirë” me rolin e Sasës.

Por pas kësaj ajo është shfaqur edhe në projekte të tjera kinematografie nga të cilat është vlerësuar për aktrimin e saj.

Së fundmi ajo ka realizuar filmin “Unwanted” me regji të Edon Rizvanollit nga interpretimi i të cilit fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Filmit “South East European Film Festival”.

Ky festival u mbajt në Berlin të Gjermanisë dhe ajo u shpërblye me këtë çmim nga “Juria Ndërkombëtare e të Rinjve”.

Matoshi gjithashtu ka luajtur në filmin “Martesa” me regji të regjisores së njohur shqiptare Blerta Zeqiri.