“Më mungon!” Fjolla Morina kujton partnerin që ndërroi jetë me videon prekëse – AlpeGossip
“Më mungon!” Fjolla Morina kujton partnerin që ndërroi jetë me videon prekëse

“Më mungon!” Fjolla Morina kujton partnerin që ndërroi jetë me videon prekëse

Në çdo ditë të shënuar, Fjolla Morina kujton gjithnjë një person mjaft të dashur për të, që ka ndërruar jetë.

Ai njihet vetëm me inicialin Xh. dhe Fjolla nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, përveç dedikimeve dhe gjesteve prekëse që bën çdo herë në kujtim të tij.

Si çdo vit, edhe mbrëmjen e djeshme, këngëtarja shqiptare e ka kujtuar Xh. duke publikuar një video teksa shihet duke lëshuar në qiell disa tullumbace, për të kujtuar të ndjerin në ditën e lindjes së tij.

“Mbret Gëzuar ditëlindjen. Më mungon”, shkruan Fjolla në videon e saj prekëse.

Mendohet se Xh. është iniciali i emrit të partnerit të Fjollës, i cili ka ndërruar jetë në moshë të re dhe shpesh këngëtarja ka bërë postime për të, megjithatë emri i tij nuk është bërë i ditur dhe vetë Fjolla nuk ka folur lidhur me këtë temë.