DIKUR ISHIN SHOQE/ Tani Efi e Kiara konsumojnë kafen së bashku por nuk… – AlpeGossip
DIKUR ISHIN SHOQE/ Tani Efi e Kiara konsumojnë kafen së bashku por nuk…

DIKUR ISHIN SHOQE/ Tani Efi e Kiara konsumojnë kafen së bashku por nuk…

Teksa Kiara Tito po konsumonte kafen e mëngjesit, pranë saj ka shkuar Efi Dhedhes. Moderatorja e pyeti se pse nuk kishte bërë make-up dhe ajo i tha që të pinte kafen e pastaj do e bënte.

Efi shtoi gjithashtu se ishte shumë keq. Pasi shkëmbyen këto fjalë me njëra-tjetrën, ato nuk kanë folur më.

Miqësia e tyre u prish pasi u rikthyen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vajzat kanë pasur debate të forta, ku secila ka akuzuar njëra-tjetrën si ‘mashtruese’.

Edhe pse para disa ditësh ato biseduan dhe u duk sikur i sqaruan gjërat, në fakt nuk ishte aspak ashtu.

Efi është shprehur e zhgënjyer nga sjellja e Kiarës dhe Luizit kundrejt saj. Nga ana tjetër, Kiara ka thënë se në momentin që Efi kërkoi që ajo mos t’i afrohet e nuk do ta shohë më as me sy, ajo nuk ka më punë me të.

Sipas Dhedhes, Kiara e ka nisur lojën e saj me të që jashtë shtëpisë së BB VIP, pasi pa hyrë ende ato kishin folur dhe kishin qëndruar bashkë, e Kiara nuk i kishte thënë asgjë për hatërmbetjen e saj.