Jo vetëm që s’janë ndarë por Fotinia dhe Danjeli sapo dhanë lajmin më të bukur – AlpeGossip
Jo vetëm që s’janë ndarë por Fotinia dhe Danjeli sapo dhanë lajmin më të bukur

Jo vetëm që s’janë ndarë por Fotinia dhe Danjeli sapo dhanë lajmin më të bukur

Të gjithë ju fansat e çiftit simpatik Fotini dhe Danjel, mund të qetësoheni.

Çifti jo vetëm që nuk i ka dhënë fund marrëdhënies siç u përfol prej mëngjesit, por përkundrazi. Ata kanë ndarë një lajm super të bukur.

E kontaktuar nga “Pop Culture” Fotonia tregoi se shtatori është muaji i planeve të mëdha. Dyshja po përgatiten për ceremoninë e dasmës, të cilën e kishin përfolur që pas daljes nga “Big Brother”.

“Vazhdojmë, jemi shumë të lumtur dhe po përgatisim ceremoninë e dasmës në shtator”, citohet të ketë thënë Fotinia sipas gazetarit Kelvi Kadilli.

Ceremonia martesore ishte parashikuar të mbahej gjatë vitit të kaluar por nuk ndodhi. Ndaj dhe çifti më i përfolur në media, e kanë rezervuar ditën e tyre të madhe për në vjeshtë!