Fjalët paskan qenë të vërteta! Pas ndarjes nga bashkëshorti, Rovena Dilo nis bashkëjetesën me partnerin e ri – AlpeGossip
Fjalët paskan qenë të vërteta! Pas ndarjes nga bashkëshorti, Rovena Dilo nis bashkëjetesën me partnerin e ri

Fjalët paskan qenë të vërteta! Pas ndarjes nga bashkëshorti, Rovena Dilo nis bashkëjetesën me partnerin e ri

Ata nuk janë vetëm partnerë në kërcim në spektaklin “Dancing with the stars”, por edhe në jetë. Këngëtarja Rovena Dilo dhe balerini Eltion Merja, janë komentuar gjithmonë si një ndër çiftet më të reja të showbizit shqiptar. Mirëpo çifti në deklaratat e tyre as nuk e kanë pranuar lidhjen, por edhe nuk e kanë mohuar.

Çifti u njoh gjatë spektaklit “Dancing with the stars” tre vite më parë, e përveç kimisë skenike, lidhja e tyre ka marë një tjetër kuptim. “Panorama Plus” shkruan se edhe pas orëve të gjata të provave për spektaklin, Rovena dhe Eltion janë sërish pranë njëri-tjetrit, pasi kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë.

Ndërsa së fundi e ftuar në “Xing me Ermalin”, Rovena e konsideroi Eltonin një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj, pa të cilin ajo s’do ia dilte në skenën e kërcimit. Ndërsa Eltioni, me shaka u shpreh se “i jep dru” Rovenës gjatë provave, pasi vetëm kështu mund të arrijnë synimin që i kanë vënë vetes.