NGA LADY GAGA TEK GIGI HADID/ Shtëpitë e këtyre VIP-ave u dogjën në Kaliforni – AlpeGossip
NGA LADY GAGA TEK GIGI HADID/ Shtëpitë e këtyre VIP-ave u dogjën në Kaliforni

NGA LADY GAGA TEK GIGI HADID/ Shtëpitë e këtyre VIP-ave u dogjën në Kaliforni

Zjarri i fuqishëm që ka përfshirë Californinë këto ditët e fundit ka djegur një sipërfaqe më shumë se 70mijë hektarë e nuk ka kursyer as shtëpitë e shumë emrave të njohur në Hollywood, të cilët janë evakuuar. Një nga zonat më të populluara me emra të njohur me shtëpi e rezidenca luksoze është mbulluar nga zjarri në pjesën e saj më të madhe ndërsa emrave të njohur nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe të luten që zjarri të shuhet sa më shpejt dhe të gjithë të jenë mirë.

Shtëpia e Caitlyn Jenner u përfshi nga flakët duke u djegur ndërsa babai i motrave Kardashian ishte evakuar më herët. Të njëjtin fat ka pasur edhe shtëpia e alltorit të njohur hollivudian Orlando Bloo ndërsa të larguar nga rezidencat e tyre janë Kim Kardashian dhe Kanye West, motrat Khloé dhe Kourtney Kardashian që janë larguar së bashku me fëmijët e tyre. Kylie dhe Kendall Jenner ndonëse nuk kanë qenë në shtëpi në momentin që zjarri i është afruar rrugës ku ndodhen shtëpitë e tyre, kanë njoftuar se zjarri është shumë pranë rezidencave të tyre. Lady Gaga ka publikuar më herët në Jnstagram momente nga evakuimi i saj nga shtëpia duke shprehur trishtimin dhe dhimbjen e madhe për gjithë këtë fatkeqësi. Shtëpia e fëmijërisë së dy motrave të njohura modele Bella dhe Gigi Hadid është e rrezikuar gjithashtu, ndonëse deri më tani nuk dihet ekzaktësisht fati i saj.