Një vajzë me emrin Tea, e cila është një nga banoret e “Big Brother Vip”, pra është personazh “VIP”, edhe pse s’ka bërë asgjë në jetë, ka treguar jetën e saj. Ajo u ndal tek divorci i prindërve, sesi ai ndikoi jetën e saj por edhe tek shkollimi.
Diçka që i habiti të gjithë ishte fakti se Tea tha se që nga mosha 15 vjeç, pasi prindërit e çuan në një shkollë me profil shkencor ajo nuk ka prekur asnjë libër me dorë, por ngaqë ishte shumë e zgjuar dhe merrte informacion nga burime të tjera, doli me mesatare 9.5.
Që nuk kishte lexuar libra, e tha tërë krenari, sikur të kishte bërë ndonjë arritje.
Gjithsesi urojmë që Tea tani të mund ta heqë këtë embargo ndaj librit dhe t’i prekë ndonjëherë. Ku i dihet. Ndoshta i shërbejnë për diçka më shumë sesa të mbahet mend si vajza e Përputhen.