NUK E PRISNIM! Bes Kallaku tregon se Xhensilën e ka njohur falë këtij politikani: Të kam NUSE borxh – AlpeGossip
NUK E PRISNIM! Bes Kallaku tregon se Xhensilën e ka njohur falë këtij politikani: Të kam NUSE borxh

NUK E PRISNIM! Bes Kallaku tregon se Xhensilën e ka njohur falë këtij politikani: Të kam NUSE borxh

Të gjithë e dimë historinë e njohjes dhe nisjes së dashurisë mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. Ata u panë në rrugë dhe pjesa tjetër është histori tashmë e njohur.

Por ndoshta nuk e dini që dashuria e tyre nisi falë një politikani shqiptar. I ftuar në “BE Caffee” gjatë emisionit “E diela shqiptare”, ishte pikërisht Nard Ndoka, ku veç politikës foli edhe për jetën e tij private.

Por një nga momentet më interesante ishte kur aktori i humorit, Bes Kallaku, tregoi sesi ai bëri të mundur njohjen e tij me Xhensilën.

“Sebepi që sot unë jam i martuar dhe kam familjen time është Nard Ndoka. Ai më nxori nga shtëpia atë ditë kur takova Xhensilën për herë të parë. Më mori në telefon dhe më tha: ‘Kam një rrugë për në Vlorë, do vish?’. Unë i thash ‘po’ dhe kur zbrita te Zogu i Zi, takova Xhensilën”, tregoi Besi.

Duke e vazhduar me humor bisedën, Bes Kallaku i bëri një premtim politikanit nëse do të martohet sërish.

“Të kam një nuse borxh. Kur të martohesh për herë të dytë, nusen do ta gjej unë”, u shpreh aktori.