“MBAJE MEND…”/ Rregjistrimi me sharje banale e kërcënime i përket Morena Tarakut? – AlpeGossip
“MBAJE MEND…”/ Rregjistrimi me sharje banale e kërcënime i përket Morena Tarakut?

“MBAJE MEND…”/ Rregjistrimi me sharje banale e kërcënime i përket Morena Tarakut?

Në muajin tetor të vitit që lamë pas, Morena Taraku u kthye në kryefjalën e mediave.

Shkak u bë një makinë super luksoze, të cilën këngëtarja tentoi ta kalojë në doganë pa paguar para.

Ajo e deklaroi makinën të re për të shmangur taksën, megjithatë më vonë dolën detaje të reja.

Makina luksoze u shpall e vjedhur në Gjermani dhe tashmë ajo i është kthyer pronarit.

Lidhur me këtë ngjarje, Morena ka zgjedhur të mos reagojë publikisht, megjithatë nga deklarata që ka dhënë në polici është mësuar të ketë thënë se makinën e ka marrë nga dikush për t’i bërë reklamë, pra ajo nuk pagoi asnjë para.

Por jo vetëm kaq!

Së fundmi “Insajderi.com” ka publikiar audio të një bisede dhe dyshohet se personi që flet është Morena Taraku.

Në audio ajo dëgjohet e inatosur, teksa i flet personit që i bëri dhuratë makinën dhe nga fjalët kuptohet se dyshja mund të ketë qenë në një lidhje.

“Mbaje mend se për qeta je nda me mu”, dëgjohet të thotë vajza në audio që dyshohet se është Morena Taraku.

Ajo i drejtohet personit me fjalë banale dhe e kërcënon duke i thënë se do të vrasë veten.

Me zërin që i dridhet, ajo i thotë se do i dalë para trenit dhe fajtor është ai.

Pas këtij skandali, Morena mund t’i ketë dhënë fund lidhjes me partnerin në fjalë, pasi i kërkon atij që të mos e telefonojë më kurrë.

Nga biseda gjithashtu kuptohet se personi që i bëri dhuratë Morenës makinën ka një vajzë.

Megjithatë, derisa Morena të zgjedhë të flasë vetë publikisht, këto mbeten në kuadrin e dyshimeve.

Pas publikimit të lajmit, Morena ka bërë një postim në Instastory që mund të jetë edhe një reagim nga ana e saj për këtë që ka ndodhur.

“Nëna e përqafoi vajzën dhe i tha: Kur të duan 1000 veta unë jam e para prej tyre. Kur të do vetëm një, ajo jam unë. Kur nuk të do asnjë, dije se unë vërtet kam vdekur”, shkruan këngëtarja.