Këngëtari i hitit “Andiamo”, Ardian Bujupi që në fillimet e tij ka tërhequr vëmendjen me zërin e veçantë dhe këngët që kthehen menjëherë në hite. Ardiani pak muaj më parë është komentuar gjatë në media për shkak të një lajmi që u përhap me shpejtësi, ku thuhej se një nga fanset e tij ishte shtatzënë me të.
Në disa foto të publikuara prej vajzës në fjalë, Ardiani shfaqej i shtrirë në një krevat me fansen, ndërkohë që pasi kaluan natën bashkë, ajo publikoi disa foto ku shkruante ishalla dalin binjak.
Këto foto bën xhiron e rrjetit dhe Ardiani në atë kohë reagoi duke publikuar një foto binjakësh në profilin e tij, pa thënë asgjë më shumë.
Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Why Not”, Ardiani ka folur për herë të parë për shtatzëninë e fanses duke sqaruar se si qëndron e vërteta.
“Ka patur disa persona që kanë nxjerr haptas disa gjëra private dhe ka qenë një situatë e keqe. Nëse je me dikë shumë privat dhe e shfrytëzon nuk është mirë.”, ka treguar Ardiani teksa ka theksuar se vajza në fjalë e ka shfrytëzuar atë.