Këngëtarja e hitit “Gajdexhiu”, Zanfina Ismajli prej dy vitesh vuan mungesën e nënës së saj, Mona e cila u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundjeje vdekjeprurëse.
Vajzat e kujtojnë me shumë mall dhe shpeshherë e shprehin mungesën dhe boshllëkun që ajo ka lënë me ikjen e saj.
Në përvjetorin e dytë të vdekjes së Monës, Zanfina i ka kushtuar sot nënës një dedikim që i ka përlotur të gjithë.
Ajo ka postuar një foto nga fëmijëria ku shihet në krahët e nënës dhe shkruan se i mungon çdo orë, çdo minutë e sekondë.
“Kom menu qe kom mu plak bashk me ty e kena me perjetu shume shume sene bashk. Kurr se kom menu qe 1 smundje na ndan,kaq shpejte… tash kane mbet kujtimet,keshillat e tua edhe deshirat qe i ke pas per mu. Cdo ore,minute e sekond me mungon. Te dua mami. 25 prill 2016”, shkruan Zanfina
Kujtojmë që këngëtarja i ka kushtuar një këngë shumë të ndjerë nënës me titull “M”, shkronja e parë të emrit të saj.









![‘Fytyrën e bukur dhe belin e hollë, e thirri Oriola Marashi’: Thanë se ishte Varrosi, por u gabuan, ja kush është personi që i këndoi vërtet modeles [FOTO/VIDEO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/1111111111111111111111111111111111111111111-400x196.jpg)





