“I THUA VETES DIVË POR NUK DI TË KËNDOSH LIVE”/ Këngëtari shqiptar shpërthen ndaj Adelina Ismailit – AlpeGossip
“I THUA VETES DIVË POR NUK DI TË KËNDOSH LIVE”/ Këngëtari shqiptar shpërthen ndaj Adelina Ismailit

“I THUA VETES DIVË POR NUK DI TË KËNDOSH LIVE”/ Këngëtari shqiptar shpërthen ndaj Adelina Ismailit

Rikthimi i Adelina Ismailit pas 6 vitesh në ekranin e “Top Channel”, u prit me mjaft ovacione nga fansat e saj, veçanërisht pas deklaratës së dyshimtë se mund të ndërpresë karrierën muzikore.

Pasi performoi për disa minuta me moderatoren Fjoralba Ponari, Adelina deklaroi se kënga e fundit e saj “Sa 1000 engjuj”, me muzikë nga muzikanti francez Frédéric Chateau dhe tekst të vetë Adelinës, që i është dedikuar të birit të saj Uliks, ka mundësi që të jetë e fundit edhe për publikun!

Por performanca e saj nuk u prit mirë nga këngëtari Korab Shaqiri, i cili e ka thumbuar Adelina Ismailin përmes disa postimeve në Instagram.

Reagimi i tij erdhi pasi u publikua një video në Youtube ku këngëtarja këndon bashkë me Fjoralba Ponarin:

“Avvv diva i thua vetes e nuk di ta këndosh këngën tënde live, marre”, ka shkruar ai.

“Mjerë kush të dëgjon ty moj vajzë”, vijoi këngëtari me postimet që dyshohet se i dedikohen divës së muzikës, Adelina Ismaili.