“Kënga Magjike” edhe këtë vit kishte garë të fortë mes artistëve që konkurronin për çmimet që ofron ky kompeticion.
Ardit Gjebrea sërish ishte drejtues i “Këngës Magjike”, këtë vit në krahë me Klaudia Pepën dhe Bora Zemanin.
Flori Mumajesi rrëmbeu çmimin kryesor për të pasur tek i dyti që e morrën Eli Fara dhe Aurela Gaçe ndërsa atë të tretin Fifi dhe Mc Kresha.
Pa çmime nuk kanë ikur edhe disa emra të tjerë të njohur si Rovena Dilo dhe Onat.
Dyshja kanë konkurruar me këngën ”Ma jo” dhe kanë rrëmbyer çmimin ”Kënga stil” dhe më pas nëpërmjet një postimi në Instgram Rovena ka treguar se këtë çmim ua dedikojnë studentëve.
”Kjo kupë i dedikohet studentëve protestues !!Jemi me ju dhe ju mbështesim deri në fund !Kundër hajdutëve të të gjitha ngjyrave!”, ka shkruar ajo pranë videos me Onatin.