Aktori i njohur i serialit “Two and Half Men” është padyshim një ndër më të njohurit dhe me filmat dhe serialet e tij është bërë shumë i njohur për publikun. Bëhet fjalë për Charlie Sheen, i cili ka shokuar fansat dhe publikun së fundmi pasi ka thënë se nuk mund të ushqej dot fëmijët. Ai ka treguar që është në krizë dhe se nuk mund të gjej dot një punë stable pasi është futur në listën e zezë.
“Nuk mund të gjejë një punë të përhershme sepse kam përfunduar në listën e zezë të shumë aspekteve të industrisë argëtuese”, tregoi aktori për mediat amerikane, duke shtuar se prej kohësh pasuria e tij ka pësuar një reduktim të ndjeshëm.
Siç dihet ai në vitin 2010 ka qenë një nga aktorët më të pasur dhe merrte pothuajse 1.8 milion dollarë për çdo episod që luante në serialin e njohur ‘Two and Half Men’. Megjithatë pas skandalit, ku ai u pushua nga puna pasi kërcënoi krijuesit e serialit jeta e tij artistike nuk ka qenë aspak e mirë.