KORONAVIRUS/ Loredana anullon një tjetër koncert në orët e fundit – AlpeGossip
KORONAVIRUS/ Loredana anullon një tjetër koncert në orët e fundit

KORONAVIRUS/ Loredana anullon një tjetër koncert në orët e fundit

Ndonëse është duke mbajtur turin e saj në Europë, Loredana është detyruar të anulojë koncertin e saj të radhës.

Për shkak të përhapjes së Koronavirusit, reperja ka anuluar koncertin e saj në Bielfeld.

Reperja njofton e trishtuar fansat e saj dhe u thotë që të kthejnë biletat.

Të gjithë ata që e kanë blerë biletën, do marrin paratë dhe nuk dihet nëse do ketë një datë të dytë për koncertin.

Për shkak të virusit të ri, Loredana pak ditë më parë anuloi edhe një koncert tjetër në Zvicër.

Për shkak të sigurisë së njerëzve dhe izolimit të virusit, shtetet kanë marrë masa të rrepta.

Në Shqipëri, dy ditë më parë u anulua koncerti i shumëpritur i Maluma-s. Ai pritet të mbahet në muajin qershor.