100 DITË NË “BIG BROTHER VIP”/ Luizi, Dea dhe Kristi mbajnë fjalim emocionues (VIDEO) – AlpeGossip
100 DITË NË “BIG BROTHER VIP”/ Luizi, Dea dhe Kristi mbajnë fjalim emocionues (VIDEO)

100 DITË NË “BIG BROTHER VIP”/ Luizi, Dea dhe Kristi mbajnë fjalim emocionues (VIDEO)

Luiz Ejlli, Krist Aliaj dhe Dea Mishel, janë banorët e vetëm që kanë mundur të rezistojnë 100 ditë brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Për këtë arsye, Vëllai i Madh u ka organizuar mbrëmë një festë, ku nuk mungoi torta me numrin 100 dhe shishet e shampanjës.

Teksa po bëheshin gati që të hapnin shampanjën që të tre banorët mbajtën nga një fjalim emocionues.

Dea Mishel u shpreh se ndihet e lumtur që ia ka dalë të qëndrojë 100 ditë brenda në shtëpi. Ajo tha se ndihet e lumtur edhe për të gjithë banorët që janë aktualisht në shtëpi, ndërsa falenderoi publikun për mbështetjen.

Kristi po ashtu falenderoi publikun për mbështetjen. Ai u shpreh se nuk ia kishte marrë mendja që do arrinte deri në këtë pikë të lojës.

VIDEO