BIMA MAGJIBËRËSE/ Ja çfarë mund të bëni me të në shtëpi – AlpeGossip
BIMA MAGJIBËRËSE/ Ja çfarë mund të bëni me të në shtëpi

BIMA MAGJIBËRËSE/ Ja çfarë mund të bëni me të në shtëpi

Mentja nuk është një fenomen i ri për botën. Me mente kemi ndezur qirinj, aromatizues për gojën dhe cumcakiza. Ka shumë vite që ndjejmë shijen e mentes nëpër produkte të ndryshme. 

Fatmirësisht nuk është vetëm e shijshme por edhe e shëndetshme. Përdorimi i saj ka shumë efekte pozitive edhe për shëndetin. Në Egjiptin e Lashtë e kanë përdorur për të ndihmuar në problemin me tretjen, këtij përdorimi ju shtua dhe Evropa në shekullin e 18-të.

Sipas shkencës së sotme ajo ka katër efekte më pozitive, të cilat janë;

Qetëson dhimbjet e zorrëve të barkut. Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Maryland Medical Center, e kanë përcaktuar vajin e mentes si një ndihmues të mirë për qetësimin e zorrëve dhe problemet e tretjes së mirë. Mënyra më e mirë për ta përdorur për këtë qëllim është duke e marrë atë si tabletë.

Ekuilibron çrregullimet e tensionit. Mentja është shumë e mirë për ekuilibrimin e tensionit, dhe që të arrihet një rezultat më i mirë për këtë duhet kombinuar me vajra të tjerë esencial.

Një enë të madhe përzje 3 lugë çaji me dyllë blete, shto 2 lugë çaj me vaj kokosi si edhe 2 lugë çaji me vaj të ëmbël bajame. Pasi i ke hedhur të gjitha përzieji dhe vazhdo shto; 8 pika vaj temjani, 10 pika vaj mente, 8 pika vaj borziloku dhe 6 pika lavandër. Vendosi të gjithë bashkë në një enë.

Ndihmon rritjen e flokëve. Që të shikoni efektin duhet të hidhni një ose dy pika vaj esencial të mentes te shampoja që keni hedhur në dorë, një çast para se të shkumoni kokën. Nëse ju irritohet lëkura atëherë provo të ulësh sasinë e vajit që përdor në çdo larje.

Hap sinuset. Si nëse vuan nga gripi apo alergjia mentja ndihmon të hapësh kanalet e sinuseve, kjo falë përmbajtjes së lartë të mentolit që ajo ka. Kjo e realizon efektin e vet nëse e pini si çaj. Vendosni në ujë disa gjethe mente, vëreni të ziejë pasi ta keni hequr nga zjarri lëreni për rreth 5 minuta të ftohet dhe pastaj pijeni.