Ditën e sotme u përhap lajmi se stilistja e njohur Mimoza Kamberi, e cila e ushtron këtë profesion prej 40 vitesh, akuzoi publikisht ish-banoren e BB, Tea Zhulin, pasi i ka vjedhur idetë për koleksionin e ri të fustaneve që ish-banorja do të sjellë në treg.
Në mesazhet e publikuara, ajo e akuzon hapur Tean për mashtrim dhe vjedhje, pasi sipas saj, përveçse nuk kishte paguar 2 javët e kursit, kishte vjedhur idenë e saj dhe fustanet nga dyqani i survejuar me kamera, e më pas i kishte bërë bllok Mimozës në Instagram.
Pas lajmit të bujshëm, Tea Zhuli ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video ku tregon se po vazhdon punën për stilimin e fustaneve, pa u ndikuar nga akuzat e forta.
“Puna me laps e letër vazhdon të hënën.”- ka shkruar Tea në postim.
Një prej ndjekëseve i shkruan banores në lidhje me lajmin e vjedhjes që po qarkullon ditën e sotme.
“Se ç’doli një artikull që ja paske vjedhur idetë një stilisteje.”
“E më duket sikur doli. Punët e mira flasin edhe do të flasin vetë.”- ja ka kthyer asaj Tea me sportivitet.