NGA VAÇE TEK ELVANA/ Këngët patriotike që i di çdo shqiptar (VIDEO) – AlpeGossip
NGA VAÇE TEK ELVANA/ Këngët patriotike që i di çdo shqiptar (VIDEO)

NGA VAÇE TEK ELVANA/ Këngët patriotike që i di çdo shqiptar (VIDEO)

Në Ditën e Flamurit menduam të gjenim hapësirë për t’i kushtuar një artikull të posaçëm muzikës patriotike shqiptare. Instiktivisht, e para që na erdhi në mendje ishte “Për ty atdhe”, një këngë madhështore e realizuar mjeshtërisht nga zëri i fuqishëm i Mentor Xhemalit apo Vaçe Zelës.

 

Nuk je shqiptar nëse nuk ke dëgjuar të paktën një herë “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

 

Nga këtu na shkoi ndërmend “Albanian” e Etnon feat Lyrical Son & Dj Blunt, e cila u realizua 13 vite më parë, në 2005- n. Ju kujtohet kur në kor këndonim:

“Unë jetoj kuq e zi marr frym’ shqip
shoh kuq e zi gjaku m’rrjedh shqip
jetoj ktu me plis me tradit’ e bajrak
me kanun e me ligj me fis e me gjak”

 

“Kuq e zi mbaj shqiponjën në gjoks/ Është mirë të jesh SHQIPTAR/ E mbaj kokën lart për atë flamur jap jetën/ Jam krenar që jam SHQIPTAR”

Kokë më kokë me “Albanian” qëndron kush tjetër veçse “Shqipe” e Produkt 28.

 

“Hapi krahët ti, fluturo tani
Hap krahët shqipe fluturo
Rozana Radi – O sa mirë me ken shqiptar

 

Nëse nuk është fort në tipin tuaj kemi diçka më tradicionale nga Shkurte Fejza:

 

Nga Shkurtja kalojmë te Shyhrete Behluli dhe Poni me “Jemi një”.

 

Ponin jua risjellim edhe me Artjola Toskën “Fol Shqip”:

 

Në 2015- n, Elvana Gjata dhe Flor Mumajesi do të vinin me këngën “Kuq e zi je ti”, e dëgjuar kaq shumë ndër vite sa sfidoi ndjeshëm edhe himnin shqiptar.

 

Në recitalin e saj, Gjata realizoi edhe versionin akustik të “Ti Shqipëri më jep nder” nga Naim Frashëri.