Nuancat që ju shkojnë biondeve! Ja disa “truke” të vogla si të dukeni më sensuale – AlpeGossip
Nuancat që ju shkojnë biondeve! Ja disa “truke” të vogla si të dukeni më sensuale

Nuancat që ju shkojnë biondeve! Ja disa “truke” të vogla si të dukeni më sensuale

Një studim i bërë këtë vit në Augsburg, në Universitetin e Minnesotës vërtetoi edhe njëherë atë që të gjithë dimë: Bjondet janë më tërheqëse se brunet në sytë e meshkujve. Madje flokët e tyre duken si më të shëndetshme.

Kështu që bjondet fatlume duhet të dinë se si të vishen e si ta bëjnë grimin për t`i shtuar dozat e sensualitetit.

Nuancat rozë, nude, amel, krem, e bardhë dhe mustardë, theksojnë më shumë flokët e verdhë. Edhe ngjyra blu e marinës, e kuqja dhe argjendi janë të përshtatshme.

Një fytyrë me shkëlqim është pika më e fortë e një vajze bionde. Edhe pak faqe të kuqe si trëndafil janë të pranueshme.

Sytë në plan të parë

Sidomos nëse janë blu, duhet të jenë në plan të parë. Nëse janë ngjyrë kafe, atëherë duhen ngjyrat e tokës duke theksuar qerpikët dhe vetullat.

Në buzë
Një trëndafil i kuq ose ngjyrë pjeshke janë gjithmonë zgjedhje e mirë. Për vajzat më të reja në moshë mjafton thjesht një shkëlqyes buzësh.

Dhe po i ndoqët me përpikmëri do t`ia hiqni mendjen fare djemve!

Tiranapost