“KONSUMOJA VETËM 2 KILOGRAM MOLLË DHE PAK…”/ Paloma tregon në “Big Brother” se ka vuajtur nga anemia – AlpeGossip
“KONSUMOJA VETËM 2 KILOGRAM MOLLË DHE PAK…”/ Paloma tregon në “Big Brother” se ka vuajtur nga anemia

“KONSUMOJA VETËM 2 KILOGRAM MOLLË DHE PAK…”/ Paloma tregon në “Big Brother” se ka vuajtur nga anemia

Për të përmbushur provën javore, konkurrentëve, të ndarë në dyshe, i duhet t’i lexojnë pyetje të zgjedhura rastësisht njëri-tjetrit dhe t’u përgjigjen atyre në mënyrë sa më të sinqertë.

Mbrëmjen e së dielës ishte rradha e Arditit dhe Palomës që të realizonin këtë sfidë të vendosur nga ‘’Vëllai i Madh’’.

Gjatë diskutimit Paloma ndau me Arditin dhe publikun dhe një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

Ajo tregoi se kishte vuajtur në adoleshencë nga një shkallë e rëndë anemie dhe se prindërit e saj kishin bërë gjithçka që ajo të kthehej në normalitet.

‘’Më thanë së isha shëndoshur dhe që nga ajo ditë unë refuzova të ushqehesha. Në një ditë të plotë unë mund të konsumoja 2 kg mollë, shumë pak djathë dhe pakëz ujë’’,- tha ajo.

Moderatorja tregoi se gjithë kjo anomali reflekoi tepër edhe në pamjen dhe energjinë e saj: Lëkura ime mori një ngjyrë të errët, isha mbushur me njolla të zeza në trup. U dobësova jashtëzakonisht shume dhe nuk kisha fuqi të bëja asgjë.