AKTORI I NJOHUR BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ Bën dedikimin prekës për “princeshën e familjes” (FOTO) – AlpeGossip
AKTORI I NJOHUR BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ Bën dedikimin prekës për “princeshën e familjes” (FOTO)

AKTORI I NJOHUR BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ Bën dedikimin prekës për “princeshën e familjes” (FOTO)

Aktori i “Fast & Furios” Tyrese Gilbson  është bërë baba për herë të dytë! Bashkëshortja e tij, Samantha Lee Gibson solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Soraya Gibson.

Ishte vetë aktori që dha lajmin e ëmbël për fansat, përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, ku shkruante i emocionuar: “Zot, të duam shumë që na solle princeshën Soraya Lee Gibson. 3 kg e 700 gramë. Jeta jonë ndryshoi përgjithmonë.”

Aktori i serialit “Fast & Furios” ka dokumentuar në rrjetet sociale, të gjithë rrugëtimin e shtatzënisë së të shoqes. Madje, në ditët e fundit të pritjes së ëmbl, ai luste Zotin t’u jepte forcë për të pritur të shëndetshme vogëlushen.

Edhe përse ky është fëmija i parë i çiftit, aktori është gjithashtu baba i një djaloshi 10 vjeç, që quhet Shayla, nga martesa e parë.