PËRPARIM HISTORIK NË VAKSINËN KUNDËR KANCERIT/ Rezulton premtuese dhe zvogëlon ndjeshëm tumoret – AlpeGossip
PËRPARIM HISTORIK NË VAKSINËN KUNDËR KANCERIT/ Rezulton premtuese dhe zvogëlon ndjeshëm tumoret

PËRPARIM HISTORIK NË VAKSINËN KUNDËR KANCERIT/ Rezulton premtuese dhe zvogëlon ndjeshëm tumoret

Një vaksinë eksperimentale po rezulton premtuese për trajtimin e formave agresive të disa llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e vezoreve,të zorrëve, të prostatës dhe atë të stomakut.

Vaksina e mëson sistemin imunitar që të njohë qelizat që po shumohen jashtë kontrollit për shkak të një mutacioni përgjatë gjenit HER2.

Në rreth 25 për qind të rasteve të kancerit të gjirit, mutacionet në HER2 e bëjnë tumorin të rritet më agresiv dhe rrisin ndjeshëm rreziqet që sëmundja të kthehet, madje edhe pas operimit.

Imuno-terapia e re, e zhvilluar nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, ende nuk është testuar në kancerin e gjirit, por mund të jetë në gjendje të luftojë gjenin mashtrues.

Deri më tani, ajo ka ndaluar rritjen në 54 për qind të tumoreve HER2 në eksperimentin e kryer dhe madje çrrënjosi kancerin e vezoreve të një gruaje për 18 muaj gjatë rrjedhës së studimit klinik të sapo publikuar.