“JAM GJITHMONË NJË HAP MË PARA”/ Enca e vërtetoi me fakte se Nicki Minaj e “imitoi” (FOTO) – AlpeGossip
“JAM GJITHMONË NJË HAP MË PARA”/ Enca e vërtetoi me fakte se Nicki Minaj e “imitoi” (FOTO)

“JAM GJITHMONË NJË HAP MË PARA”/ Enca e vërtetoi me fakte se Nicki Minaj e “imitoi” (FOTO)

Këngëtarja Enca Haxhia ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re “Kujt po i han” në bashkëpunim me reperin Don Phenom.

“Kujt po i han” është një diss për të gjithë ata që nuk duan të pranojnë suksesin e Encës apo Don Phenom dhe dy artistët kanë zgjedhur që edhe klipin ta sjellin në një formë të veçantë të përshtatur me tekstin.

Ajo që bie menjëherë në sy në fillim të klipit është Enca, e cila duket si një Mona Liza e kohëve moderne teksa pozon në një pikture gjigante.

Mirëpo duket se këtë koncept ka pasur edhe reperja e famshme Nicki Minaj tek bashkëpunimi i fundit me Little Mix “Woman Like Me”, ku ajo përformon brenda kornizave të një pikture.

Sigurisht që Encës kjo pamje i ka rënë në sy dhe ka dashur ta komentojë si një hap para i saji dhe mbase duke nënkuptuar që reperja amerikane është frymëzuar nga ajo. Fillimisht ajo ka postuar një foto të saj shkëputur nga klipi me etiketimin “Mona Enca” dhe më pas ka postuar një foto të Minaj duke shkruar “Mona Nicki”.

“Sa për ta thënë… 1.Jam gjithmonë një hap para me konceptet… 2.Mendjet e mëdha mendojnë njësoj” – shkruan Enca në postimin e saj në Instastory.

“Kështu që kur të jem e famshme në të gjithë botën mund të thoni ‘Enca ishte gjithmonë një hap para’ “ – ka shtuar më tej këngëtarja.