EKSKLUZIVE/ Indrit Çela, PASIONI për kuzhinën, eksperienca tek “Master Chef” dhe raporti me Alfion – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/ Indrit Çela, PASIONI për kuzhinën, eksperienca tek “Master Chef” dhe raporti me Alfion

EKSKLUZIVE/ Indrit Çela, PASIONI për kuzhinën, eksperienca tek “Master Chef” dhe raporti me Alfion

Indrit Çela është një shefat e kuzhinës cilësore në Shqipëri dhe shumë i dashur për publikun.
Gjatë kompeticionit “Master Chef” ai fitoi vendin e dytë dhe njëkohësisht ai jep mësim në një nga institutet kulinare në vend. I apasionuar pas gastronomisë ai gjithnjë mundohet të sjelli të reja dhe jep këshillat e duhura për të gjithë ndjekësit e tij, e jo më kot është gjithnjë pjesë e programeve kulinare në ekran.
Së fundmi ai pritet të vijë me një projekt të ri së bashku me Alfio Rrotanin , program i cili quhet “Sfida e gatimit”.
Në një intervistë për AlpeNews.al ne do të mësojmë më shumë prej tij, pasionit të madh për kuzhinën dhe planeve të ardhshme.

Intervista e plotë:

Si lindi pasioni yt për kuzhinën?

Pasioni im për kuzhinën lindi që i vogël. Isha shumë kurioz dhe më pelqenin aromat e erëzave që gatuante mami. Edhe sepse puna ime e parë jashtë vendit ishte babysitter, por zgjati pak kohë. Pastaj kur jeton në Itali bëhesh kuzhinier edhe nëse nuk do, sepse është shteti që ka më shumë traditë gastronomie.

Pasione të tjera përveç saj?
Pasion tjetër kam udhëtimet. Më pëlqen të eksploroj vende të reja dhe gjithashtu kultura të ndryshme. Në të njëjtën kohë mësoj receta të ndryshme që i përkasin çdo vendi nëpër botë. Ah…pasion tjetër kam tenisin.E adhuroj! Dhe është mirë që të bëj pak sport, se nuk dua te jem një shef i shëndoshë siç është figura e kuzhinierit.

View this post on Instagram

power #tennis @wearetennis

A post shared by Indrit Cela (@indritchef) on

Ju gjithashtu jepni mësim. Çfarë të pëlqen më shumë nga kjo punë?
Të jap mësim është diçka e vecantë për mua sepse shikoj vizionin dhe ëndërrat e të tjerëve që duan të mësojnë. Unë ndihem krenar për atë që transmetoj dhe jam pjesë e ëndërrave të tyre.


Cilën nga recetat e tua do të veçoje si më të veçantën?
Recetat më të vecanta janë gatimet aziatike. U dashurova me Tajlandën dhe pothuajse të gjitha frutat dhe perimet e saj, prandaj fillova të eksploroj “Thai Food”.

Ndonjë këshillë për të gjitha amvisat?

Për amvisat do thoja që të gatuajnë sa më shumë edhe pse bëhen gabime, rregullohen si dhe ndiqni sa më shumë këshilla nga shefat ose programet televizive.

Çfarë mund të na thuash për eksperiencën tënde tek “MasterChef”?

“MasterChef” ishte një aventurë shumë e bukur . E mora me shumë emocion  dhe e veçanta e saj ishte se në çdo recete që bëja,më kujtonte një udhëtim.  Prandaj isha aq i veçantë ! Sepse po sillja gjithë botën time në një program.

Si nisi bashkëpunimi yt me Alfion?

Me Alfion është gjithashtu histori e veçantë. Kemi jetuar në Itali për më shumë se 17 vite, duke ndenjur në të njëjtat vende dhe punuar gjithashtu me të njejtët shefa kuzhine. U njohëm në Shqipëri. Pas  “Masterchefit” kontaktuam për të filluar  një eksperiencë të re në Tiranë dhe arritëm një sukses të madh bashkë. Siç është dhe ajo shprehja “Kush gjen një  shok, ka gjetur një thesar”.

Këshillat e tua për të apasionuarit pas gastronomisë?

Për ato që kanë pasion gatimin, do thoja që mos të ndalen kurrë, të eksplorojnë sa më shumë,të ndjekin këshilla sa më shumë derisa të krijojnë identitetin e tyre.

Single apo i lidhur?

Duke udhëtuar shumë dhe gjithashtu duke punuar shumë nëpër shtete të ndryshme, nuk më lejonte të kem një lidhje sentimentale stabël. Ah … single !

Cilat janë planet e tua për të ardhmen?

Nuk bëj plane për të ardhmen. I lë vend surprizave që vetë jeta më dhuron në çdo moment…

Përgatiti: AlpeNews.al