”TI BËJMË PRESION”/ Bleona Qereti e mërzitur, Rozana Radi i gjen ”zgjidhjen” – AlpeGossip
”TI BËJMË PRESION”/ Bleona Qereti e mërzitur, Rozana Radi i gjen ”zgjidhjen”

”TI BËJMË PRESION”/ Bleona Qereti e mërzitur, Rozana Radi i gjen ”zgjidhjen”

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti është shumë aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht poston foto dhe video nga përditshmëria, eventet ku shkon e të tjera. Së fundmi përmes një postimi të bërë në Instagram, ajo ka treguar se është bërë gati për ndarjen e çmimeve ‘Emmy’.

Në foton në fjalë Bleona shfaqet me fustanin që ka zgjedhur posaçërisht për rastin, me një pozë që e tregon tepër serioze. Fotoja ka marrë shumë komente nga ndjekësit e saj, mes të cilëve ka komentuar dhe Rozana Radi, e cila ka shkruar: ‘O zemër kush të ka mërzitur? Ta marrim direkt në telefon e t’i bëjmë presion.”

Ndaj komentit të saj Bleona ka reaguar disa të qeshura me lot që tregojnë se nuk është aspak e mërzitur, por sigurisht Rozana, me të cilën ka shumë shoqëri, e dinte këtë por ishte e gjitha në kuadrin e shakasë.