“KJO QUHET BLASFEMI”/ Interneti “shokohet” nga fjalimi i aktores (FOTO) – AlpeGossip
“KJO QUHET BLASFEMI”/ Interneti “shokohet” nga fjalimi i aktores (FOTO)

“KJO QUHET BLASFEMI”/ Interneti “shokohet” nga fjalimi i aktores (FOTO)

Thandie Newton, aktorja e famshme angleze rrëmbeu çmimin si aktorja më  e mirë jo protagoniste në ceremoninë e 70-të të çmimeve Emmy. Pas duartrokitjeve, ajo që do të mbahet mend gjatë nga e gjithë mbrëmja ishte fjalimi i aktores.

“Unë as nuk besoj në Zot, por sot do ta falenderoj,- u shpreh ylli i Westworld pasi mori çmimin. Jam kaq e bekuar të punoj me njerëzit që kam punuar deri tani.

Kaq u desh dhe deklarata e saj ateiste u bë menjëherë vatër diskutimi në rrjetet sociale.

“Thandie NeWton tha se nuk beson në Zot, por do ta falenderonte sot “atë”. Kjo quhet blasfemi.”- shkuan dikush në Twiiter.

Ndonëse kishte shumë nga ata që ndiheshin, të zhgënjyer apo edhe të fyer nga deklarata e aktores, të tjerë e quajtën hapjen e fjalimit të saj si më të bukurin ndonjëherë.

Newton ja doli të mundte Lena Headey të “Game of Thrones”, Millie Bobby Brown, të “Stranger Things”, Vanessa Kirby të “The Crown”, madje edhe Yvonne Strahovski, Alexis Bledel dhe Ann Dowd tek “The Handmaid Tale”.