VENAT E DUKSHME NË LËKURË/ Ju tregojmë katër arsyet e transparencës së tyre – AlpeGossip
VENAT E DUKSHME NË LËKURË/ Ju tregojmë katër arsyet e transparencës së tyre

VENAT E DUKSHME NË LËKURË/ Ju tregojmë katër arsyet e transparencës së tyre

Lëkura juaj mund të karakterizohet nga një transparencë e venave dhe ndoshta pyetja që i shtroni më së shumti vetes është: “Po përse vallë janë kaq të dukshme?”

Përgjigjen ua japim ne. Përgjithësisht, 4 janë arsyet e transparencës së venave në lëkurë.

  1. Venat e dukshme mund të jenë krejt normale për llojin e lëkurës suaj

Specialistët shprehen se lëkura e zbehtë dhe e hollë ka tendencë të shfaqë vena më të dukshme se e kundërta e saj. Nëse e keni parasysh, të moshuarve ju vihen re lehtësisht venat në duar apo këmbë. Kjo ndodh për shkak se me kalimin e viteve, shtresa e yndyrës bëhet përherë e më e hollë. Një tjetër arsye është fakti se venat e disa personave pozicionohen shumë më në sipërfaqe se të pjesës tjetër.

  1. Përgjithësisht ndodh pas një aktiviteti të shumtë fizik

Fryrja dhe shfaqja e venave në sipërfaqe të lëkurës gjatë ushtrimeve është mëse e zakonshme. Muskujt vihen në lëvizje dhe venat ngjiten lart. Pas përfundimit të aktivitetit ndodh shfryrja dhe normalizimi i tyre.

  1. Gjatë shtatzënisë

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi volumi i gjakut i një gruaje shtatzënë është shumë i madh, ndaj venave u duhet të zgjerohen për të bërë të mundur rrjedhjen e kësaj sasie të lartë. Nëse nuk keni patur më parë vena të dukshme, zakonisht ato zhduken në pak ditë, fill pas lindjes.

  1. Koha për të takuar një mjek

Në rastet e mësipërme nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por jo gjithmonë ndodh kështu! Në rast se venat shoqërohen me simptoma si dhimbje kraharori, probleme me frymëmarrjen apo enjtje duhet të bëni më patjetër një kontroll. Të tilla shenja lidhen me sëmundjet venoze, të cilat nuk duhen anashkaluar.