MOHUAN LIDHJEN/ Deklarata e këngëtarit shqiptar për Dojnën i habiti të gjithë (FOTO) – AlpeGossip
MOHUAN LIDHJEN/ Deklarata e këngëtarit shqiptar për Dojnën i habiti të gjithë (FOTO)

MOHUAN LIDHJEN/ Deklarata e këngëtarit shqiptar për Dojnën i habiti të gjithë (FOTO)

Disa javë më parë në media qarkulloi lajmi se moderatorja e njohur shqiptare Dojna Mema është në një lidhje me këngëtarin, Vlashent Sata. Gjithë aludimet nisën kur dyshja publikuan foto nga i njëjti vend në Turqi.

Megjithatë, më vonë Dojna hodhi poshtë lajmin duke treguar se me Vlashentin po bashkëpunonte për një këngë të re. Kënga ‘Copëzat’ u publikua pak ditë më parë dhe Dojna tërhoqi vëmendjen me pamjen dhe rolin e saj në klip.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Wake Up’, ishte këngëtari i njohur i cili  ka folur për këngën e re dhe ka habitur me fjalët që ka thënë për moderatoren e njohur.

Ai tregoi se këngën ja ka dedikuar një vajze e cila ka qenë dhe e para që ka dëgjuar kur ka qenë vetëm demo. Ndonëse u pyet nga dy moderatorët, Vlashenti nuk e zbuloi emrin e vajzës në fjalë.

I pyetur se përse zgjodhi Dojnën si protagoniste, Vlashenti tha: “Po sepse është yll e bukur”, tregoi ai duke habitur dy moderatorët.