E HARROI MEVLANIN/ Ledjana pranon publikisht se është e lidhur (VIDEO) – AlpeGossip
E HARROI MEVLANIN/ Ledjana pranon publikisht se është e lidhur (VIDEO)

E HARROI MEVLANIN/ Ledjana pranon publikisht se është e lidhur (VIDEO)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana Prenga, ishte dje e ftuar në rubrikën “Në Fermë” e emisionit “E Diell” në Top Channel.

Përveçse duhet të bëjnë punët e caktuara nga gazetari i njohur, Ervin Kurti, të ftuarit përballen edhe me ngacmime dhe pyetje pikante.

Kurti e pyeti Ledjanën në lidhje me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Mevlan Shaba, me të cilin dukej se do të ishin një çift. Por duket se tashmë ajo e quan një histori të mbyllur dhe se nuk e ka takuar që kur kanë dalë nga programi.

Biseda mes Ervinit dhe Ledjanës:

Ervini: E mbylle me Mevlanin, iku Mevlani, kjo do të thotë që ke filluar diçka tjetër?

Ledjana: Po!

Ervini: Çfarë i ke premtuar atij djalit?

Ledjana: Ai më ka premtuar mua, më sjell lule çdo dit

Më pas Ervini i kërkoi asaj t’i tregonte më shumë, por Ledjana nuk pranoi dhe e la me kaq. Mesa duket më në fund gjithë kjo çështja ‘pezull’, Ledjana-Mevlan po shkon drejt fundit.

Gjithashtu ditën e djeshme, Ledjana publikoi një story me shkrimin: “Faleminderit që ekziston”, që mesa duket ja dedikon partnerit.

E harroi plotësisht Mevlanin! Ledjana pranon publikisht se është