Nicole Scherzinger meriton pashaportë shqiptare: Nga flirtet me meshkujt tek selfie-t me bukuroshet tona të ekranit - AlpeGossip
Nicole Scherzinger meriton pashaportë shqiptare: Nga flirtet me meshkujt tek selfie-t me bukuroshet tona të ekranit

Nicole Scherzinger meriton pashaportë shqiptare: Nga flirtet me meshkujt tek selfie-t me bukuroshet tona të ekranit

Nuk ka personazh të dytë në industrinë botërore të shoëbizit që është më e përfshirë me personazhet shqiptarë se sa Nicole Scherzinger. Ndoshta habiteni, por kjo vajza duket sikur ka një kimi me Shqipërinë e cila është sa e habitshme aq edhe e shpjegueshme.

Vetëm pak orë më parë, ne të Blitz.al ju treguam se Armina Mevlani, në Javën e Modës në Paris kishte takuar multi-talentin amerikan dhe po kalonte një kohë shumë të mirë me të. Në videon që Armina shpërndau për ndjekësit në Instastory Nicole Scherzinger tha: “Përshëndetje Shqipëria!”, me një natyralitet, thua se e kishte vëndin mëmë.

Hmm, por prisni pak, sepse siç pëlqejnë shqiptarët e Kosovës të thonë në këto raste: “Diçka po zihet këtu”. Dhe me të vërtetë po zihet.

Nicole, ka qenë përfolur vetëm pak kohë më parë për një lidhje dashurie me futbollistin shqiptar Pajtim Kasami me të cilin u fotografua nga paparacët e huaj teksa ishte duke shkëmbyer disa momente intime në një ishull.

Ndërkohë vetëm pak pasi lajmet se mes saj dhe Pajtimit ishte thjesht një romancë e shkurtër, bukuroshja amerikane u fotografua në një jaht nën shoqërinë e biznesmenit shqiptar Fatmir Hysenbelliu.

Lajmet për Fatmir Hysenbelliun duket se u vakën nga hyrja në lojë e Pamela Anderson ndërkohë që fill pas kësaj, Nicole u kap mat në një tjetër jaht me aktorin shqiptar, ndryshe i njohur si një ndër miqtë më të mirë të Noizy-t, Blerim Destani.

Por jo vetëm kaq. Verën e kaluar Nicole shkrepi disa selfie me Viola Spiron teksa rastësisht të dyja u takuan në Mykonos të Greqisë ku po kalonin edhe pushimet verore.

A ka më? Me siguri do të ketë edhe në të ardhmen pasi siç duket Nicole ka një lloj dashurie për shqiptarët, e pashpjegueshme por e vërtetë. Ndoshta i duhet dhënë pashaporta kësaj vajze, mund të dojë të jetojë gjithmonë këtu. /Blitz.al/