“CUPCAKE NGA JONI…”/ Arbana na tregon me kë VIDEO momentin kur djali i madh po përgatit ëmbëlsira edhe për Diellin – AlpeGossip
“CUPCAKE NGA JONI…”/ Arbana na tregon me kë VIDEO momentin kur djali i madh po përgatit ëmbëlsira edhe për Diellin

“CUPCAKE NGA JONI…”/ Arbana na tregon me kë VIDEO momentin kur djali i madh po përgatit ëmbëlsira edhe për Diellin

Para një muaji Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo solli në jetë Diellin, i cili padyshim e ka ndryshuar jetën e saj dhe shpesh moderatorja ka ndarë foto e video me ndjekësit nga përditshmëria e saj si nënë e dy djemëve.

Thonë se fëmijët e vegjël bëhen xhelozë për njëri-tjetrin dhe zhvendosjen e vëmendjes kur bëhen me motër a vëlla më të vogël.

Mirëpo, ky duket se nuk është rasti i Jonit, i cili po e shijon shumë faktin se është bërë me një vëlla të vogël.

Sikundër na ka treguar Arbana e përfshin Jonin në kuzhinë që në këtë moshë. Mbrëmjen e sotme ai ka përgatitur  nën kujdesin e saj cupcakes.

Nëpërmjet disa videosh në Instastory Arbana ka treguar një gjest shumë të ëmbël të Jonit, i cili po i përgatit një cupcake edhe Diellit.

Joni po bën cupcake për të gjithë sonte. Edhe për vëllain e vogël, gjithashtu.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/InShot_20201121_204207265.mp4?_=1

A nuk është një gjest kaq i bukur?

Pak javë më parë moderatorja ndau me fansat edhe foto nga takimi i parë  i dy vëllezërve duke na e ëmbëlsuar mbrëmjen të gjithëve.

Ndërkohë, Arbana ka nisur edhe shëtitjet e para me të voglin e saj, i cili ndonëse 1 muajsh ka marrë pjesë edhe në xhirimet që mami Arbanës i duhet të bëjë për hir të punës.