Një foshnjë vetëm 5-muajshe ka sfiduar fatin e saj të keq duke qëndruar gjallë pasi ishte varrosur në pyll prej orësh.
Foshnja ishte groposur në pyll nën disa nën shkopinj dhe mbeturina. Policia arriti ta gjente vetëm pas 9 orësh dhe për fat të mirë, kur ata e lokalizuan ajo ishte akoma gjallë.
Zyra e Sheriffit të Qarkut Missoula njoftoi se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore në një spital dhe e quan mrekulli faktin që fëmija mbijetoi në pyjet e Montanës perëndimore.
Autoritetet u njoftuan në orën 8 të mbrëmjes se një njeri po kërcënonte njerëzit në zonën e Lolo Hot Springs në Lolo National Forest të Montana-s.
Pasi ata arrestuan burrin në fjalë, ai tregoi se një fëmijë ishte varrosur diku në pyll.
Pas rreth më shumë se 6 orë kërkim, një nga policët dëgjoi një zë të zbehtë dhe duke ndjekur zërin arriti të gjente foshnjën rreth orës 2:30 të dielën.
Lidhur me ngjarjen, në pranga ka rënë Francis Crowley.