“NOSTALGJIKËT”/ Kur VIP-at hapin ARKIVAT dhe publikojnë momentet e “paharruara” (FOTO) – AlpeGossip
“NOSTALGJIKËT”/ Kur VIP-at hapin ARKIVAT dhe publikojnë momentet e “paharruara” (FOTO)

“NOSTALGJIKËT”/ Kur VIP-at hapin ARKIVAT dhe publikojnë momentet e “paharruara” (FOTO)

Të hapësh albumet e vjetra fotografike është gjithmonë një ndjesi e bukur. Askush nuk i kalon fotot pa buzqeshur dhe pa hyrë në kujtime të cilat i kemi ruajtur ndër vite.
Duket se nostalgjia ditët e fundit i ka kapur dhe vipat shqiptarë të cilët njëri pas tjetrit po ndajnë me fansat e tyre foto nga e kaluara.
Më poshtë AlpeNews.al po ju tregon disa nga postimet e tyre.

Po e nisim me Bleona Qeretin e cila si për ti mbyllur gojën “Vipave të Bllokut” publikoi foton e saj në vitin 2001 ku ka qenë duke kënduar.

“Kjo është e të njëjtit vit me atë idiotësinë me photoshop që ke nxjerrë edhe ti. Turp të kesh. Verifikohet lehtë vitit i kësaj fotoje sepse është Festivali Kombëtar i vitit 2001. Titulli i këngës: Telefon!!!”.

Nostalgjia kapi edhe këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet së bashku me babain e saj, politikanin Koço Kokëdhima.

Një moment lumturie mes vajzës dhe babit. Besa shfaqet në krahët e të atit, ndërsa të dy janë duke buzëqeshur.

Dafina Zeqiri, këngëtarja simpatike ka publikuar në Instagram një foto kur ka qenë e vogël dhe na ka paralajmëruar një datë të rëndësishme të jetës së saj.

“14 prill 1989”, shkruan në foton ku ajo shfaqet në një moshë shumë të vogël.

 

Baby G është një ndër këngëtaret më aktive në rrjetet sociale, që çdo detaj të jetës së saj e ndan edhe me fansat e saj. Ajo njihet për fotot provokuese dhe jetën e saj luksoze, por në një foto të postuar nga ajo në rrjete sociale kur ka qenë e vogël na tregoi se ka qenë një vogëlushe e bukur dhe e ëmbël.

Nostalgjia sëfundmi i kapi dhe Ermal Mamaqin dhe moderatoren Aulona Musta, ku të dy në rrjete sociale kanë shpërndarë foto nga vite më parë të lidhjeve të tyre.

Së fundmi moderatori i “Xing me Ermalin” ka publikuar një foto të viteve më parë ku shfaqet përkrahë Amit në një nga vendet më të bukura shqiptare. Ajo e cila të bën më shumë përshtypje teksa sheh foton është përshkrimi krahas saj.
“Në fund, mbesin kujtimet’,- shkruan Ermali.

Aulona Musta shfaq në rrjete sociale shpesh foto apo video me bashkëshortin, por një ditë ndau me fansat shumë kujtime të cilat për vetë moderatoren por edhe për sytë kuriozë të audiencës ishin të bukura.

Ajola Xoxa gjithashtu pak ditë më parë është bërë paksa nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë, kur ishte më e re në moshë dhe shumë më ndryshe se tani. Ajola ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet me flokët brun duke mbajtur në duar disa tullumbace. Ky look e tregon shumë seksi bashkëshorten e kryebashkiakut.

 

Përgatiti AlpeNews.al