KIM KARDASHIAN DHE CHIARA FERRAGNI BËJNË XING/ Kujt nga të dyja i shkon më shumë fustani? – AlpeGossip
KIM KARDASHIAN DHE CHIARA FERRAGNI BËJNË XING/ Kujt nga të dyja i shkon më shumë fustani?

KIM KARDASHIAN DHE CHIARA FERRAGNI BËJNË XING/ Kujt nga të dyja i shkon më shumë fustani?

Kim Kardashian dhe Chiara Ferragni janë të dyja influencuese të modës dhe jo vetëm. Ato ndiqen nga miliona njerëz që frymëzohen nga mënyra e tyre e jetesës, por mbi të gjitha nga stili i tyre. Të dyja vajzat vishen gjithmonë me tendencat e fundit dhe jo të pakta janë rastet kur kanë veshur veshje të ngjashme. Së fundmi, edhe Chiara, edhe Kim janë shfaqur të veshura njëlloj dhe duken se na dhanë një indicie për atë që pritet të jetë tendenca e sezonit.

Vajzat kanë veshur një fustan me dy pjesë, pjesa e sipërme duket si një këmishë e zezë, ndërsa pjesa e poshtme është një fund me temina ngjyrë argjendi dhe dantellë të zezë nga fundi. Fustani është i markës Versace, të cilën të dyja e preferojnë shumë.

Në fakt, teminat duket se do të vazhdojnë të dominojnë edhe këtë sezon. Prandaj kini parasysh që në eventet e radhës të zgjidhni veshje me temina, pasi nuk do të gaboni.