Ka disa personazhe të njohur shqiptarë që preferojnë të publikojnë çdo foto të fëmijëve të tyre të rrjetet sociale. Ata “dorëzohen”, pasi me siguri fotoja e të voglit/voglës së tyre është shumë e bukur, dhe duan ta ndajnë me të gjithë. Mirëpo nga këto momente që vipat ndajnë me fëmijët e tyre, ajo që na bënë përshtypje është fakti se disa prej fëmijëve të tyre janë kopja e njërit nga prindërve. Në përgjithësi fëmijët VIP janë kopja e baballarëve të tyre.
Përveç njërit nga djemve të Xhemi Shehut i cili duket sikur e ka nxjerë mami “nga hundët”, AlpeNews.al ju tregon fëmijët e showbizit që i kanë “këputur kokën” baballarëve.
Xhemi Shehu- Martini
Moderatorja Xhemi Shehu është nënë e dy djemve. Ajo nuk i ekspozon shumë fëmijët e saj në rrjete sociale, por kur e bën shohim sesa shumë i ngjajnë dy çunat. Djali i madh Martini i cili është rritur shumë, tashmë është një kopje e vogël e Xhemit. Më shumë sesa nënë e bir ata duken si vëlla e motër.
Ardit Gjebrea-Jon Gjebrea
Jonin e njohim që nga viti 1991, kohë kur babai i tij Ardit Gjebrea, i kushtoi këngën e famshme. Por sot, ai është një nga shokët më të mirë, miqtë besnikë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Arditit. Pas disa viteve studimi në Vjenë, Joni është rikthyer në Shqipëri dhe punon pranë të atit. Ngjashmëria e tyre është e dukshme dhe nuk ka nevojë për fjalë.
Robert Berisha-Renne
Të gjithë e njohin si vajza e Norës, por Renne është më shumë “goca e babit”. Ajo ngjan shumë me Robert Berishën dhe këtë e shohim në fotot që këngëtari publikon në rrjetet sociale, gjatë kohës që kalon me vogëlushen e tij.
Patris Berisha-Tian
E njëjta gjë duket se i ka ndodhur dhe Tunës, ku djali i saj i ngjan shumë babait. Vogëlushi ka marrë më shumë tiparet e të atit, sidomos kur ai qesh.
Vajza e Zajminës, Khloe-Klodian Asllani
Së fundmi, Zajmina i surprizoi ndjekësit në Instagram duke publikuar një foto ku duket gjysma e fytyrës së Khloe-s dhe ka sqaruar kështu njëherë e mirë kujt i ngjan e vogla.
Me sytë e mëdhenj të kaltër, Khloe duket një kopje e vogël e të atit, biznesmenit Klodian Asllani. Epo, bëmë baba të të ngjaj!
Vajza e Rezarta Shkurtës, Hera- Ermal Hoxha
Vogëlushja e Rezartës Hera duket se është kopja e të atit, madje këtë gjë e ka treguar dhe vetë këngëtarja pak kohë më parë ku në një postim në InstaStory ka treguar ngjashmërinë e vajzës së saj dhe të bashkëshortit në të njëjtën moshë.
Bes Kallaku-Ajka
Me lindjen e vajzës së Besit dhe Xhensilës, i pari që na tregoi se kujt i ngjante Ajka ishte aktori i Portokallisë, Kimikati. Në një postim ku uronte lindjen e vajzës, aktori etiketoi Bes Kallakun duke i thënë se vajza ja “kishte këputur kokën”. Gjithsesi mbetet të shohim se kujt do ti ngjajë vogëlushja në fotot që çifti do të tregoj më pas.
Përgatiti AlpeNews.al