U DËNUA ME 6 VITE BURG/ Ja çfarë bënte Fjolla Morina pak orë para vendimit (FOTOT) – AlpeGossip
U DËNUA ME 6 VITE BURG/ Ja çfarë bënte Fjolla Morina pak orë para vendimit (FOTOT)

U DËNUA ME 6 VITE BURG/ Ja çfarë bënte Fjolla Morina pak orë para vendimit (FOTOT)

Ditën e sotme këngëtarja nga Kosova është dënuar me 6 vite burg e cila u kap me armë në kufirin e Morinës.

Por këngëtarja vijon të sfidojë autoritetet policore, të cilat e kanë shpallur në kërkim, me foto dhe video duke na treguar edhe vendndodhjen e saj.

Nga arratia, Fjolla ka publikuar mbrëmjen e djeshme disa video në InstaStory ku tregon se ndodhet në Prishtinë, me partnerin e saj Fisnik Syla.

 

 

Pak orë para se gjykata e Kukësit ta dënonte me 6 vite burg për ‘trafikim të armëve dhe municioneve’, ajo ka qenë duke festuar dhe duke u argëtuar në një lokal nate në Prishtinë.

Në videon që ka publikuar vetë Fjolla Morina, duket këngëtarja krah partnerit të saj duke kërcyer dhe duke kënduar me këngët e Robert Berishës që këndonte live në këtë “lounge bar”.

Këngëtarja, e cila pak ditë më parë i dha fund edhe beqarisë, akuzohet për trafikim të armëve dhe municioneve.Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u arrestuan më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete.

Sjellim në vëmendje që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip “Audi Q7” ndërsa iu gjet një armë në çantë dhe një në bagazh.

  • foto galeri
  • foto galeri