DERI TANI KISHTE HESHTUR/ Xhemi Shehu i kthen përgjigje Alketa Vejsiut - AlpeGossip
DERI TANI KISHTE HESHTUR/ Xhemi Shehu i kthen përgjigje Alketa Vejsiut

DERI TANI KISHTE HESHTUR/ Xhemi Shehu i kthen përgjigje Alketa Vejsiut

Pas Festivalit të Këngës, moderatorët e ‘Portokallisë’, Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi e thumbuan publikisht Alketa Vejsiun me anë të një videoje ku e ironizonin për fustanet dhe këngët që këndoi në festival. Pas videos së tyre, revista “Class” e drejtuar nga Alketa, publikoi një foto të vjetër të Xhemit dhe mes të tjerash shkruante se ajo do ta qante rolin e “Gagaçes” (rol i luajtur nga Salsano Rrapi në Portokalli).

Këtë pasdite e ftuar në “Ftesë në 5”, Xhemi ka reaguar për herë të parë pas gjithçkaje që u tha për të. Ajo ishte e ftuar së bashku me Salsanon dhe Bieta Sulo i ka pyetur se çfarë duhej secili të ndryshonte te vetja.

Salsano u shpreh se Xhemi duhet të kujdeset më shumë për veten por që gjithsesi meriton një duatrokitje të madhe sepse gjithmonë i kushton më shumë rëndësi asaj që do të thotë se sa si do të duket.

“Jo, te fjala e kam prioritetin, që të mos ngjaj si gagaçe”, i është përgjigjur Xhemi me të qeshura. Moderatorja i është përgjigjur tërthorazi revistës së Alketes dhe ka zgjedhur ta bëjë me humor, ironi e më të qeshura!