Përfliten prej kohësh se janë në një lidhje, por as deputeti Klevis Balliu e as moderatorja Ilda Bejleri, nuk janë prononcuar publikisht.
Bukuroshja e sportit duket se nuk e ka pranuar këtë lidhje, por as e ka mohuar duke lënë në dilemë opinionin publik.
Por një përgjigje më e prerë duket se ka ardhur ditën e sotme.
I ftuar në “Ora News” Klevisi është shprehur se lajmet për lidhjen me Ildën janë të rreme, duke shtuar se ata janë miq shumë të ngushtë dhe njihen prej shumë vitesh.
Deputeti ka sqaruar mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësia.
Ai u shpreh se:
Unë me Ildën jem miq, njihemi prej kohësh. Ato janë lajme të rreme. E kam shumë shoqe, është super gocë, super gazetare, ka thyer dy-tre tabu në televizion, por nuk është ajo që raportohet”.