“E DUA VAJZË”/ Klea Huta flet për herë të parë për shtatzëninë (FOTO) – AlpeGossip
“E DUA VAJZË”/ Klea Huta flet për herë të parë për shtatzëninë (FOTO)

“E DUA VAJZË”/ Klea Huta flet për herë të parë për shtatzëninë (FOTO)

Prej 3 vitesh tashmë moderatorja e njohur Klea Huta dhe kantautori Elgit Doda janë kthyer në një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe nuk ngurrojnë që t’i shprehin ndjenjat e tyre publikisht.

Pak ditë më parë në media bëri bujë një deklaratë e Elgitit i cili i ftuar në emisionin ‘Prive’ teksa u pyet për një shtatzëni të mundshme të Kleas, tha: ‘I kam filluar planet’, më pas Klea publikoi një foto me tullumbace ngjyrë rozë duke i bërë të gjithë të mendonin se së shpejti do të bëheshin prindër.

E ftuar ditën e sotme tek emisioni ‘Rudina’, Klea ka folur për shtatzëninë duke sqaruar një herë e mirë lajmin e bujshëm.

“Duke parë se si bota i menaxhon rrjetet sociale, kam bërë një kërkim  dhe kam parë se si duhet të jetë i kuruar imazhi në Instagram dhe ky është kuptimi i fotos. Më ka dal nami që tek ti Rudina them ‘Jo’ sot dhe nesër del ‘Po’ , por këtë herë realisht është jo.”, ka thënë moderatorja teksa më vonë zbuloi se si u ndje kur lexoi lajmet në portale.

“Ma keni ndjell këtë muhabet. E di çfarë u shqetësova veç për faktin që kur të ndodh vërtetë nuk do ketë atë impaktin që duhet të marri realisht. Po them kur të jetë e vërteta do bëjë dhe më shumë bujë.”, tha Klea teksa më vonë u pyet se nëse do të donte në të ardhmen një vajzë apo një djalë.

“E para të jetë me shëndet, por dua një vajzë, por edhe djalë se kur të shoh këtë videon në të ardhmen do më thotë ti nuk më deshe mua”, ka thënë ajo duke qeshur./Xing.al.