POZON SI NJË BODYBUILDER I VËRTETË/ Vigani i BB: Kam sukses me femrat, ju tregoj ç’bej ne shtrat (FOTO) – AlpeGossip
POZON SI NJË BODYBUILDER I VËRTETË/ Vigani i BB: Kam sukses me femrat, ju tregoj ç’bej ne shtrat (FOTO)

POZON SI NJË BODYBUILDER I VËRTETË/ Vigani i BB: Kam sukses me femrat, ju tregoj ç’bej ne shtrat (FOTO)

Dikur ish-banor i “Big Brother” ndërsa sot Vigan Shehu pozon si një bodybuilder i vërtetë pas shndërrimit që bëri në pamje. Vigani mori pjesë në një garë profesionistësh në Tiranë dhe po përgatitet për kompeticione ndërkombëtare në sport.

Në një intervistë për “Panorama plus”, Vigani zbulon si arriti të bënte këtë trup dhe suksesin me femrat.

“Për mua ishte një ndërsakrificat më të mëdha që kam pasur në jetën time për shkak disiplinës që ky sport ofron që të kesh atë që dëshiron. Mendoj që është një ndër sportet më të shtrenjta, pasi të duhet të shpenzosh në ushqim, por edhe në suplemente siç janë proteinat”, është shprehur Vigani.

I pyetur se kush ka më shumë sukses me femrat, ai apo i vëllai Valoni, Vigani është përgjigju: “Sa u përket femrave, jam unë ai që kam më shumë sukses apo interesim nga ana e tyre. (Qesh) Sorry Brother! Por këtë e ka thënë edhe vetë Valoni në disa intervista të fundit që kemi pasur në emisione të ndryshme”.

“Në shtrat besoj që jam i mirë dhe më shumë se sa dukem (qesh). Më pëlqen paraloja”, është shprehur Vigani.