UPS! I lidhur me Kejsin, por Florit i del video tjetër me Fifin – AlpeGossip
UPS! I lidhur me Kejsin, por Florit i del video tjetër me Fifin

UPS! I lidhur me Kejsin, por Florit i del video tjetër me Fifin

Jeta private e Flori Mumajesit ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi dhe lajmi se ai është në një lidhje me Kejsi Tolën prej disa javësh qarkullon në portale.

Ndërkohë pak kohë më parë Florit i doli video edhe me Fifin ku shfaqeshin në momente intime si të dashuruar.

Për të mohuar thashethemet që po qarkullonin, Flori e quajti Fifin “të dashurën e portaleve”, mirëpo ndryshe ka vepruar sot.

Këngëtari ka postuar në Instagram një video nga momentet e tij me Fifin dhe kanë nisur sërish thashethemet për një lidhje të mundshme të tyre.

Shumë prej fansave i komentojnë Florit dhe Fifit se janë një çift i bukur, ndërkohë që të tjerë kjo video po i bën lëmsh pas lajmeve për lidhjen e tij me Kejsin.

Si përfundmi me kë është i lidhur Flori? Mesa duket këngëtari do vazhdojë t’i mbajë të gjithë kuriozë edhe për pak kohë.