Pushimet e para të Sias, Ami publikon FOTON e ëmbël me të bijën – AlpeGossip
Pushimet e para të Sias, Ami publikon FOTON e ëmbël me të bijën

Pushimet e para të Sias, Ami publikon FOTON e ëmbël me të bijën

Sia është ndër personazhet e rinj më të dashur të ‘Instagramit’ për të gjithë fansat e mami Amit dhe të babi Ermalit. Pas lindjes ajo arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve duke u bërë personazhi me më shumë pëlqime në rrjetet sociale. Edhe pse nuk ia kemi parë ende portretin e vërtetë, sa herë Ami dhe Ermali postojnë foto me vogëlushen, të gjithë miqtë virtualë nuk i ndalin komentet dhe urimet.

Së fundmi familja Mamaqi është nisur drejt një udhëtimi familjar në një nga qytetet më të lakmuar të Europës, Vienë, aty ku ndërthuren mjaft bukur të gjithë elementet, qetësia, bukuria dhe argëtimi. Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, familja është duke u argëtuar shumë teksa ka vizituar vendet më me emër në qytet. Megjithatë vëmendja kryesore është përqendruar përsëri tek e vogla e familjes. Pak minuta më parë Ami ka postuar një foto mjaft të ëmbël teksa mban në krahë Sian, të cilës edhe pse i shohim vetëm flokët e zinj përsëri mbetet qershia mbi tortë.